• 20161116_124450
  • 20161116_124408
  • fb_img_1480625826470
  • fb_img_1480625845425

Supervizime për psikoterapeutët Ukrainas

Data e postimit: 13/12/2016

Me ftesë të Asociacionit Europian për Psikoterapi – EAP, në bashkëpunim me  Universitetin Sigmund Freud në Vienë, drejtor gjeneral Prof. Dr. Alfred Pritz, është nderuar Mr. Sci. Enver Çesko, psikoterapeut me licencë ndërkombëtar, të mbaj supervizime 30 psikoterapeutëve nga Ukraina të cilët kanë qenë të angazhuar në trajtimin e personave të prekur nga traumat e luftës në konfliktin Ukrainë – Rusi. Supervizimet janë mbajtur në mes të datave 11-14 Nëntor 2016, që janë zhvilluar në formë grupore, të ndara në dy grupe dhe në tri ditë radhazi.