Notice: wpdb::prepare was called incorrectly. The query does not contain the correct number of placeholders (2) for the number of arguments passed (3). Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 4.8.3.) in /var/zpanel/hostdata/zadmin/public_html/envercesko_com/wp-includes/functions.php on line 4042 Psikoterapia trupore - Enver Cesko
11265304_960813130625779_2508828923036628064_o

Psikoterapia trupore


“Asnjë fjalë nuk është aq e qartë sa gjuha e shprehjes së trupit” (Aleksander Lowen).

 

Trupi dhe mendja janë të pandara njëra nga tjetra, dhe ato janë reciprokisht interaktive dhe reciprokisht të ndikuara, më ç’rast trupi tregon historinë tonë, është pasqyrë e karaktereve tona individuale dhe kështu trupi i jep formë mendimeve tona.

 

Aplikimin e teknikave të punës me trupin, vënia e lëvizjes së trupit dhe teknikat e frymëmarrja janë vetëm disa nga teknikat që përfshihen në terapi. Trupi (pozita e trupit), zërin (kualiteti i tonit të zërit), lëvizjet, gjestet, sytë, muskujt (tensionimi dhe relaksimi i tyre), ritmi verbal etj, janë koncepte bazë përmes të cilave psikoterapia trupore ka hapësirë të mjaftueshme për të kuruar traumën.

 

Teknikat psikoterapeutike që përdoren janë:

  • Teknikat e Relaksimit
  • Teknikat me trup dhe në trup
  • Teknikat në menaxhimin e stresit
  • Teknikat Mendje Trup
  • Yoga ushtrimet
  • Shiatsu Masazha

 

Nga viti 2000, Enver Çesko është i liçencohet dhe bëhet anëtar i Asociacionit Europian për Psikoterapi Trupore (EABP) dhe sot jo vetëm se ushtron profesionin si psikoterapist trupor njëkohësisht është edhe trajner ndërkombëtar dhe supervizor i kësaj fushe.

Share the project with others: