Trajnimi ne Prishtine - Team Building

Ndërtimi i Grupit (Team Building)


Puna grupore dhe ndërtimi i grupeve në menaxhimin dhe zhvillimin e organizatës drejtë arritjes së sukseseve dhe rezultateve të dëshirueshme, paraqet njërin prej qëllimeve kryesore të çdo organizate dhe kompanie të sukseshme. Grupet e përcaktuar në mënyrë të duhur jo vetëm që kanë ndikim në eknominë e suksesit, por edhe në mirëqenien e çdo njërit prej punëtorëve të kompanisë dhe organizatës.

Duke u nisur nga rëndësia e ndërtimit të grupeve, objektiva kryesore është vetëdijesimi, edukimi dhe mësimi i teknikave më të përshtatshme në formimin e grupeve drejtë arritjes së cilësisë në efikasitetin e menaxhimit të punëve dhe arritjes së sukseseve të organizatës apo të kompanisë.

Njësitë tematike, jo vetëm që do të paraqiten në formë të ligjerimit, por njëkohësisht në pjesën praktike do të demonstrohen në formë grupore në mënyrë aktive, duke aplikuar nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në trajnim.

Trajnimin udhëhiqet nga Mr. Sci. Enver Çesko, psikolog dhe psikoterapeut i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe Shoqatës Europiane për Psikoterapi. Bashkëpunëtor në projekt do të jenë edhe asitentët.

Share the project with others: