Notice: wpdb::prepare was called incorrectly. The query does not contain the correct number of placeholders (2) for the number of arguments passed (3). Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 4.8.3.) in /var/zpanel/hostdata/zadmin/public_html/envercesko_com/wp-includes/functions.php on line 4042 Trajnim nga Çrregullimet e Spektrit të Autizmit në Belgjikë - Enver Cesko
  • kosovo-belgium-2016-654-1
  • kosovo-belgium-2016-59-1
  • kosovo-belgium-2016-723

Trajnim nga Çrregullimet e Spektrit të Autizmit në Belgjikë

Data e postimit: 26/10/2016

Një grup i psikologëve dhe psikoterapistëve nga Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës, të shoqëruar nga kryetari i shoqatës Enver Çesko, për gjatë datave 18-25 Shtator 2016 kanë qëndruar në Belgjikë si mysafir i Akademisë Belge për Psikologji dhe Psikoterapi Integrative dhe Humanistike, për të marr edukim nga fusha e trajtimit të problemeve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Gjerësa ekipi kosovar ka ndjekur edukimin nga ekspertët belg, Enver Çesko ka mbajtur ligjeratë nga qasja e Psikoterapisë Pozitive për një grup profesionistësh të Shoqatës së Belgjikës. Gjatë qëndrimit ekipi i Shoqatës Kosovare është mirëpritur nga shumë institucione arsimore dhe rehabilituese të atyre publike dhe private ku kanë patur mundësinë të marrin njohuri teorike dhe praktike.

Më tej, Enver Çesko, kryetar i Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës dhe Philippe Vrancken, kryetar i Akademisë së Belgjikës për Psikologji dhe Psikoterapi Integrative dhe Humanistike kanë shprehur se në të ardhmen do të ketë edhe bashkpunime të tjera në mes të këtyre dy shoqatave.