Notice: wpdb::prepare was called incorrectly. The query does not contain the correct number of placeholders (2) for the number of arguments passed (3). Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 4.8.3.) in /var/zpanel/hostdata/zadmin/public_html/envercesko_com/wp-includes/functions.php on line 4042 Psikolog dhe Psikoterapeut - Enver Cesko

Enver Çesko është i lindur më 15 Tetor 1957 në Prizren. Si babai ashtu edhe nëna ishin punëtor të arsimit. Shkollën fillore dhe të mesmen ka kryer në vendlindje. Pasi që dëshira e tij ishte të bëhej psikolog, ai vendos që studimet të fillojë në Universitetin e Zagrebit. Por për arsye objektive nuk arrin të të fillojë studimet dhe vendos që përkohësisht të vazhdoj studimet në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren. Studimet i kryen me kohë dhe në vitin 1978 përsëri vendos të ndjek dëshirën e tij për të studiuar psikologjinë. Kështu, po në atë vit regjistrohet në Universitetin e Sarajevës në degën e Psikologjisë dhe Pedagogjisë ku në vitin 1982 me sukses i përfundon studimet.

Pas përfundimit të studimeve, vendos të kryejë edhe obligimin ushtarak ku dhe në vitin 1985, në Banjallukë të Bosnje dhe Hercegovinës mbaron shërbimin ushtarak.

Pas përfundimit të studimeve kthehet në vendlindje duke u punësuar në Industrin e Gomës dhe Kimike “Ballkan” në Suharekë, ku punon si psikolog në repartin e shëndetësisë. Pas një viti pune, dëshira dhe interesim i madh për profesionin e shtyen të ndjekë më tej studimet dhe kështu regjistron studimet postdiplomike në Universitetin e Sarajevës në degën e Andragogjisë Psikologjike. Në vitin 1987 magjistron me temën ”Problemet Andragogjiko-Psikologjike të Martesës dhe Familjes në Kosovë”. Për arsye të trazirave politike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi nuk arrin të mbroj disertacionin e doktoraturës, që ishte një hap afër doktorimit.

Pas një kohe pune në “Ballkan”, në vitin 1989 nga regjimi serb dëbohet nga puna. Pas dy viteve bashkëpunon me neuropsikiatrin Dr.Sylen Vranica, në ordinancën private, “Reflexi” në Prizren.

Pasi që puna në këtë fushë duket e domosdoshme krijonë nevojën e hapjes së një klinike të pavarur psikologjike dhe në vitin 1993 regjistron ordinancën e parë psikologjike private me emrin “Psikodiagnostika”, në Prizren, ku ende vazhdon të punon.

Në vitin 1994 fillon edukimin nga Psikoterapia Trupore në Beograd, në Klinikën Psikiatrike “Dragisha Mishoviq”. Edukimi zgjatë deri në fund të vitit 1998 ku ndërprehet për arsye rrezikut të fillimit të luftës në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë vazhdon me edukimin nga psikoterapia trupore duke marr edukime në qendrat e njohura për psikoterapi trupore në SHBA dhe Europë. Kështu edukimi dhe puna në këtë fushë në vitin 2001 mundëson të licencohet nga Asociacioni Europian për Psikoterapi Trupore, me seli në Amsterdam.

Me kaq edukimin nuk mbaron dhe në viti 2002 regjistrohet në Akademin Internacionale për Psikoterapi Pozitive në Wiesbaden të Gjermanisë. Përkushtimi i tij rezulton që në vitin 2005 të diplomon për trajner ndërkombëtar nga Psikoterapia Positive. Ku edhe në vitin 2010 mbaron edukimin për Supervizor në Psikoterapi.

Enver Çesko është anëtar i Këshillit Botëror për Psikoterapi – WCP, që nga viti 1997; anëtar i Asociacionit Europian për Psikoterapi – EAP, nga viti 1998; anëtar i Qendrës Internacionale për Psikoterapi Pozitive – ICPP, nga viti 2000; anëtarë i Asociacionit Europian për Psikoterapi Trupore – EABP, nga viti 2001; anëtar i Studimeve Europiane për Stres dhe Traumë – ETSS, nga viti 2003; anëtar i Bordit të Asociacionit Aziatik për Psikoterapi – BAAP, nga viti 2004. Gjithashtu është themelues i Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës – KAP dhe njëherit Kryetar i saj nga viti 2002; anëtar i Asocioacionit të Psikiatërve të Kosovës -APK, nga viti 2004; njëherit edhe themelues dhe drejtor i Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive nga viti 2005; dhe themelues dhe drejtor i Asociacionit Kosovar i Psikoterapisë Trupore/Qendra Integrative Trup-Mendje, që nga viti 2007.

Ka marë pjesë në shumë Kongrese botërore për psikoterapi dhe në shumicën prej tyre ka patur prezentime.

Është trajner me licencë ndërkombëtare nga lëmia e psikoterapisë ku edhe vazhdonë të organizon dhe të mbanë trajnime nga psikoterapia.

Që nga viti 1982 ka botuar rreth 30 punime shkencore dhe mbi 200 artikuj të ndryshme.

Pas luftës në Kosovë, ka bërë studime nga fusha e traumës ku njëherit ka punuar edhe si bashkëpunëtor profesional për stres dhe traumë në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarëve nga Tortura – QKRMT, në Prishtinë dhe ne Qendrën për Menagjim të Stresit dhe Edukim – CSME, në Gjakovë.

Që nga viti 2008 vazhdon të ushtrojë punën profesionale në klinikën e tij “Psikodiagnostika”, edhe me qendrën në Prishtinë.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.